FOTO/ Kukës, zhduket nga sheshi busti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut

FOTO/ Kukës, zhduket nga sheshi busti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut

448
0
Shares

Rikonstruksioni i sheshit “Skënderbeu” në qytetin e Kukësit tashmë ka përfunduar. Për këtë qëllim, investimi i kryer arriti në rreth 130 milionë lekë. Punimet e nisura gjatë fushatës për pushtetin vendor ia kanë ndryshuar faqen edhe lulishtes së lagjeve nr.4 dhe 5, edhe pse me këto ndryshime nuk janë të gjithë të kënaqur.

Në radhë të parë te sheshi i zvogëluar për qytetarët, që gjatë orëve të mbrëmjes dalin shëtitje, është thuajse i bllokuar nga automjetet. Në këtë periudhë rreziku kryesor është te mundësia e aksidenteve. Shqetësimi tjetër është se sheshi deri dje mbante emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu dhe në qendër të tij më parë ishte busti i heroit, vepër e piktorit të popullit Odise Paskali. Por, me rikonstruksionin e sheshit u hoq edhe busti. Banorët e qytetit nuk e dinë fatin e Skënderbeut. “Jo për gjë, po në Kukës, Skënderbeu, heroi kombëtar, gjithnjë i ka ngjarë një lojtari rezervë, që kur ka mbërritur në Kukës busti i tij për të zëvendësuar bustin e Zogut”, thonë kuksianët.

Në fakt, Skënderbeu mësohet se është zhvendosur brenda një ambienti të mbyllur, në bibliotekën e qytetit. Busti i Skënderbeut u vendos në qytetin e Kukësit në shtator të vitit 1939, duke zëvendësuar bustin e Mbretit Zog, që u hoq nga italianët. Qëndroi në një piedestal të madh deri në vitin 1978, kur qyteti i Kukësit të vjetër u zhyt nën ujërat e liqenit të Fierzës. Në qytetin e ri të Kukësit, busti i Skënderbeut u vendos në një qoshe, në periferi të qytetit, po në një piedestal mjaft të dobët dhe pa asnjë kuptim artistik.

Qëndroi aty thuajse i braktisur deri në fillim të viteve ’90. Me rënien e sistemit komunist, busti i tij zëvendësoi në qendër të qytetit bustin e Enver Hoxhës dhe sheshi ndërroi emrin nga sheshi “Enver Hoxha”, u quajt sheshi “Skënderbeu”. Tashmë nuk ka çfarë të zëvendësojë Skënderbeu, sepse qyteti verilindor nuk ka shumë vepra skulpturore në mjediset e tij. Mund të përmendim Shote Galicën, por që është larg, në dalje të rrugës që lidh qytetin me Krumën. Skënderbeu, edhe pse pa shumë shokë, duket se është harruar sepse duke qenë lojtar rezervë harrohet lehtë, ndonëse nuk është vështirë t’i gjendet një vend në sheshin që mban emrin e tij. /Panorama/

sheshi i kuksit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY