Të paktën 15 llogari të ndryshme në Facebook u përgjuan nga policia shqiptare përgjatë vitit të kaluar sipas një raporti të publikuar nga Facebook.
Bëhet fjalë për njerëz të dyshuar për pengmarrje, grabitje me armë apo të shpallur në kërkim për krime të rënda. Facebook lejon përgjimin në bazë të kërkesave të qeverive ndaj Facebook, Messenger, Whatsapp apo Instagram.
Për vitin 2015, qeveria shqiptare ka bërë 5 kërkesa gjithsej. Ato përfshijnë 15 llogari të ndryshme, në Facebook. Në raport nuk përmendet asnjë e dhënë tjetër në lidhje me kërkesat për shkak të ruajtjes së privatësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/