E JASHTËZAKONSHME/ Për herë të parë në historinë e Koresë së Veriut,...

E JASHTËZAKONSHME/ Për herë të parë në historinë e Koresë së Veriut, grabitet një bankë

61
0
Shares

Kjo ndodh për herë të parë në Koren e Veriut. Në mes të ditës në Kore të Veriut është grabitur një bankë. Kjo ndoshta nuk do të ishte një lajm në vendet tjera por kjo është vjedhja e para e bankës në historinë e këtij vendi, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur një akt i tillë, ndaj edhe ky lajm po bën xhiron e botës.

Kështu hajdutët kanë hyrë në bankë dhe kanë detyruar zyrtarët t’i japin të gjitha paratë që në atë moment ishin në bankë rreth 70 milionë vona, qe është më pak se $ 9,000, shkruan clicks. ba, përcjellë Klan Kosova.

Policia beson se një nga punonjësit e bankës i ka ndihmuar hajdutëve, sepse hajdutët e dinin saktësisht kur rojet e përfundojnë punën dhe ku është sefi i parave.

Grabitja ka ndodhur më 4 prill në qytetin Čhončžinu në verilindje. Grabitës kanë plaçkitur degën lokale të Bankës Qendrore të Koresë së Veriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY