Dy vëllezërit e arrestuar në hetim edhe për grabitjen e 180 mijë...

Dy vëllezërit e arrestuar në hetim edhe për grabitjen e 180 mijë USD

137
0
Shares

Dy vëllezërit e arrestuar për tentativën e vjedhjes së 10 milionë lekëve një shtetasi teksa ky i fundit po e depozitonte në bankë, po hetohen dhe për grabitjen e ndodhur pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Më 26 prill persona të maskuar grabitur një kambist që mendohet se kishte tërhequr rreth 18 milionë lekë në një bankë.

Të arrestuarit e djeshëm janë prangosur në kuadër të operacionit “Skanfandra”
Të arrestuarit janë Marian dhe Albert Gjonpalaj, 31 dhe 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Policia thotë se dy të arrestuarit me datë 7 prill 2016 në rrugën dytësore “Llazi Miho” kanë tentuar ti vjedhin shtetasit E. Alushi një shumë monetare prej 10 milionë lekësh ndërkohë që ky i fundit po depozitonte shumën në një bankë të nivelit të dytë.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY