Disa ditë më parë ministria e mbrojtjes lajmëroi mbylljen e hetimit administrativ për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145, të ndodhur në datën 6 prill 2016.
Në përfundim të këtij hetimi, sipas mistrisë së Mbrojtjes u bë e ditur se, “planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Forca Ajrore, Baza Ajrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore. Ministria e Mbrojtjes falenderon Prokurorinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në këtë hetim administrativ si dhe institucione të tjera me të cilat kemi bashkëpunuar. Gjithashtu falënderon ekspertët amerikanë dhe Ambasadën e SHBA në vendin tonë, për asistencën e ofruar prej tyre”.
Por vetëm pak ditë në përfundim të këtyre hetimeve, ushtarakë të Forcave Ajrore, denoncojnë manipulimin këtij hetimi. Për ata, mjafton vetëm janë fakt i thjeshtë, që e hedh poshtë këtë hetim.
“Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme. Hetimi administrativ doli me përfundimin që planizimi , organizimi dhe drejtimi i fluturimit ishte në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror… ?!”, pyet në oficer i këtyre forcave.
Po vetë, në formë pyetje ai përgjigje dhe saktëson se, “Po zjarrfikësi në bord, ç’kërkonte në vend të teknikut të bordit… Dhe kjo duhet të konsiderohet sipas rregullave dhe fluturimi në përputhje me standardet e kërkuara. Ç’të bëjmë ende, të lejojmë që ministrja të fusë edhe zjarrfikës të tjerë nëebord…?!”, ironizon ushtaraku i Forcave Ajrore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/