Bujqësia sipas PD e pasuron fermerin, ajo e Ramës e lë pa...

Bujqësia sipas PD e pasuron fermerin, ajo e Ramës e lë pa bukë

53
0
Shares

Gjatë këtyre 3 viteve kemi propozuar 60 amendamente për të rritur punësimin, e investimet e huaja e për të gjallëruar ekonominë. Sot Shqipëria ka nivelin më të ulët të exporteve në rajon, duke rënë me 17%, ekonominë më pak tërheqëse për investimet e hauaj ku investitorët e huaj si rezultat i taksave të larta, paparashikueshmërisë së ligjeve e korrupsionit preferojnë të investojnë në rajon, tha deputetja e PD-së dhe eksperte për ekonominë, Jorida Tabaku.

“Të dhënat e vetë qeverisë tregojnë se bujqësia pati një peshë të konsiderueshme në rënien e PBB-se (në masën 1.94%). Duke ulur punësimin në sektorin bujqësor, vetëm për vitin e shkuar me 3.5%, ndërsa subvencionet bujqësore shkojnë në xhepat e grosistëve që në shumicën dërrmuese të rasteve janë miqtë pranë qeverisë.

Duke pasur parasysh këto tregues negativë, e duke apsur parasysh që bujqësia ka nevojë për një stimul të ri, oferta e re i garanton bujqësisë jo vetëm 150 milion euro në buxhet, por edhe 100 milion euro subvencione që do të shkojnë në dorën e secilit fermer, sepse ne besojmë që fermeri e di më mirë se sa grosisti pranë qeverisë se ku duhen shpenzuar. Programi i Partisë Demokratike i ofron fermerit 50 milion euro investime në infrastrukturën bujqësore ndryshe nga kjo qeveri që ka investuar miliona euro në lluksin e zyrave apo lluksin personal të ministrave.

Nuk ka asnjë arsye pse të sulmojë programin që premton uljen e taksave, rritjen e pagës minimale dhe nxitjen e rritjes së konsumit sepse në këto 3 vite kanë dëshmuar që nuk kanë asnjë vizion dhe një projekt për të ardhmen. Fermerët dhe shqiptarët sot janë në situatën më të vështirë, e nuk ka nevojë të lexojmë shifrat e qeverisë, por cdo ditë, në cdo takim, në cdo qytet shihet qartë që kanë nevojë për një alternativë që është një mundësi zhvillimi”, thuhet në një deklaratë të Tabakut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY