Ka vijuar puna e Policisë Rrugore Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore edhe gjatë kësaj fundjave.
Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë gjatë fundjaves kanë vijuar punen në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
59 leje drejtimi të pezulluara, nga keto:
21 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.
31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkolit dhe në gjendje të dehur.
7 leje drejtimi për lëvizje në sens të kundërt.
76 drejtues mjetesh u dërguan në OASh.
21 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.
U këshilluan drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/