Drejtuesi i një motori humbi jetën mëngjesin e sotëm pranë fshatit Luz, në autostradën Laç- Tiranë. Sipas policisë lokale, mjeti tip Opel Corsa që drejtohej nga Flamur Karaj, 32 vjeç nga Mamurrasi u përplas me një motor që drejtohej nga një 50 vjeçar nga Lezha. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë, kurse Karaj është shoqëruar në ambientet e Policisë. Specialistët për Krimet dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...