Rrefimi: Shpirt, kam qenë i divorcuar dy herë dhe kam dy fëmijë!...

Rrefimi: Shpirt, kam qenë i divorcuar dy herë dhe kam dy fëmijë! Nusja nga Berati më rrihte

79
0
Shares

Juliani ka qenë personazhi i radhës në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare”, i cili i ka thënë publikisht të fejuarës së tij se ai ka qenë i martuar jo njëherë siç e dinte ajo, por dy herë dhe nga martesa e dytë, ka edhe një fëmijë tjetër, përveç atij që ajo di.

Teksa i ka nxjerrë unazën për t’i propozuar, djali nga Korça, me ndihmën e moderatorit Ardit Gjebrea, i ka rrëfyer Sadetes gjysmën e patreguar të historisë së tij. E fejuara e tij, e cila mesa dukej ishte përgatitur vetëm për një propozim, ka mbetur e shtangur nga historia që dëgjoi.

pojani2

Megjithatë, ajo e ka falur Julianin, i cili i ka shprehur publikisht dashurinë dhe vlerësimin që kishte për të. “Unë e kam falur për faktin që ma ka mbajtur të fshehtë,” ka thënë Sadetja duke shpjeguar se mënyra sesi kishin rrjedhur ngjarjet nuk ishte faji i tij.

Përpara se ajo të vinte në studio, ai ka rrëfyer se duke qenë i tronditur nga historia e martesës me gruan e dytë, e cila e tradhëtonte me pesë meshkuj të tjerë dhe e kishte kërcënuar disa herë, nuk kishte pasur guximin t’ja tregonte atë Sadetes, e madje as fëmijën që ai kishte me të. “Shpesh ngrinte dorën për të më qëlluar, provonte të më qëllonte me thikë dhe unë ia hiqja nga dora duke e hedhur metra tutje. Hoqa thikat e mëdha nga shtëpia dhe mbajta vetëm thika të vogla fare për bukë”, ka thënë i riu. /Anabel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY