Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Shkodës. Bëhet fjalë për një operacion i cili po zhvillohet ndaj katër grabitësve të banesave të cilët janë rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në një shtëpi në lagjen “Rus”. Sipas burimeve të para, mësohet se Policia ka qëlluar në ajër dhe u ka kërkuar grabitësve që të dalin nga banesa dhe të dorëzohen. Mirëpo këta të fundit refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Brenda banesës janë 4 grabitës të cilët dyshohet të jenë edhe të armatosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...