Jepte dëftesa të falsifikuara, procedohet ish-drejtori i gjimnazit në Pogradec

Jepte dëftesa të falsifikuara, procedohet ish-drejtori i gjimnazit në Pogradec

792
0
Shares

Një ish-drejtor shkollë në fshatin Trebinjë të Pogradecit është proceduar penalisht, pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave, duke dhënë dëftesa pjekurie të falsifikuara.

“Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : T.B, 50 vjeç, banues në Pogradec.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në vitin 2011, kur ka qenë me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme, në fshatin Trebinjë, ka falsifikuar regjistrine amzave dhe ka lëshuar vërtetime dhe dëftesa pjekurie të falsifikuara, përpersona të ndryshëm,të cilëtnuk kanëfrekuentuar këtë shkollë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit GjyqësorPogradec, për veprën penale: “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 i KoditPenal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY