FESTA E PASHKËVE/ Politikanët urojnë besimtarët ortodoksë

FESTA E PASHKËVE/ Politikanët urojnë besimtarët ortodoksë

394
0
Shares

Presidenti i Repulikës Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi, u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.

“Të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë, kudo ku ndodheni!Në cilësinë e Kreut të Shtetit dëshiroj që me rastin e kësaj Feste të shenjtë, t’ju uroj nga zemra ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’!

Festa e Pashkëve është dita e madhërishme e ringjalljes së Krishtit, dita e ripërtëritjes së përdëllimit dhe e rifreskimit të besimit të palëkundur tek i Plotfuqishmi!

Le të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve!

Përfitoj nga kjo Festë e madhërishme të uroj gjithashtu më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tonë”, uron Nishani.

Kryeministri Rama uron Pashkët

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar besimtarët me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale.

“Nga Korça, gëzuar Pashkët”, shkruan Rama.

Basha uron Pashkët

Kryetari demokrat Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për më shumë mbarësi dhe një të ardhme më të mirë.

“Mbarë besimtarëve ortodoksë dhe klerit e Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Le të jetë kjo festë e ringjalljes një shkëndijë shprese dhe besimi për çdo shqiptar se e nesërmja që po vjen do të jetë më e mirë, për një ekonomi të fortë ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes për më të pamundurit, të vobektët, fëmijët dhe të sëmurët. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Basha në Facebook.

Ish kryeministri Berisha uron Pashket

Nëpërmjet një mesazhi në facebook ish kryeministri Berisha u është drjtuar të gjithë besimtarëve ortodpks. Ai ka uruar festën e Pashkës ” Gëzuar Pashkën dhe të lutemi bashkërisht me ta në këtë ditë të bekuar që pashket e tjera më mirë të na gjejnë e ti kremtojmë”, është shprehur Berisha.

“Gezuar Pashken!

Te dashur miq, sot besimtaret ortodoks shqiptar festojne Pashken. Dita e ngjalljes se Krishtit Mbret eshte dita e pavdeksise se Hyjit por edhe e njeriut, shpreses, besimit dhe sakrifices se tij per Zotin, vlerat me te mira hyjnore e njerezore. Le te urojme ne te dashur miq besimtaret ortodoks shqiptar dhe te gjithe besimtaret e Zotit; Gezuar Pashken dhe ti lutemi bashkerisht me ta kete dite te bekuar qe pashket e tjera me mire te na gjejne e ti kremtojme, Gezuar,” shkruan Berisha ne facebook.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY