Konflikti me bashkëshorten ka çuar në vetëvrasjen e një 70-vjeçari. ngjarja ka ndodhur në Divjakë, ku sipas policisë i moshuari V.E ka vrarë veten me armë gjahur. Policia sqaron se 70-vjeçari pas një konflikit me gruan e tij, e ka qëlluar atë me lopatë në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
“Njoftohemi se në fshatin Kryekuq, Divjakë shtetasi V.E, 70 vjeç, ka vrarë veten. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se pas një konflikti verbal për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen R.E, 62 vjeçe, e ka goditur bashkëshorten me bel( mjet bujqësorë) në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda. Shtetësja R.E u dërgua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Lushnje, ku është nën kujdesin e mjekëve. Pasi shtetësja R.E është dërguar në spital, shtetasi V.E, ka vrarë veten në oborrin e shtepisë me armën e tij të gjahut”, sqaron policia. Materialet për hetime të mëtejshme dhe për vlerësim do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/