Katër persona të cilat hynë për të grabitur në banesën e një biznesmeni të njohur në Shkodër, janë pikasur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Policia ka nisur një aksion për kapjen e tyre. Si fillim policia mendoi se ata u ngujuan brenda banesës së binzesmenit Saban Reshketa, por më pas kur forcat policore kanë hyrë brenda ata nuk ishin, të katërt grabitësit janë larguar nga shkallët e dyta të pallatit, duke i ikur policisë.
Policia e Shkodrës ka arrestuar vetëm një 20vjeçar, i cili mendohet se është bashkëpunëtor i katër grabitësve të banesës së biznesmenit në Shkodër.
Sipas burimeve të para, mësohet se Policia ka qëlluar në ajër dhe u ka kërkuar grabitësve që të dalin nga banesa dhe të dorëzohen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/