Zbulohet personi të cilit Arben Frroku i kishte “vjedhur” identitetin

Zbulohet personi të cilit Arben Frroku i kishte “vjedhur” identitetin

459
0
Shares

Nisur nga emri mbi dy dokumentet me të cilat Arben Frroku lëvizte lirshëm deri më datën 6 mars në Holandë, zbulohet personi i vërtetë të cilit i ishte vjedhur identiteti.
Emri mbi pasaportë dhe mi patentën e makinës së poseduar prej Arben Frrokut, sipas TV “Klan”, mësohet se i përkasin një personi me banim në Korçë. Ai është Renato Tsepa (Cepa), vendlindja Shqipëri i datëlindjes 15. 11. 1967.
Renato Cepa 49 vjeç jeton në Korçë në Lagjen numër 3, në rrugën “Nesti Dishnica”  dhe është babai i tre fëmijëve, ka jetuar për shumë vite në  Greqi.
Ky person po kërkohet nga Policia Shqiptare të merret në pyetje  si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e falsifikimit të dokumenteve të tij.
Arben Frroku  u ndalua  me datën 6 mars në Schipol, pranë aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni.
Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 nëntor të vitit 1967.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY