“Nënat me qira” që fitojnë mijëra euro duke lindur fëmijë

“Nënat me qira” që fitojnë mijëra euro duke lindur fëmijë

183
0
Shares

Fenomeni –Dhënia me qira e trupit të tyre është një biznes familjar për katër motra meksikane që fitojnë mijëra euro në vit duke mbajtur fëmijët biologjikë të partnerëve gej nga Europa

Katër motra po qëndrojnë duke diskutuar pranë lavatriçeve, ndërsa barku i tyre duket qartazi në rritje e sipër. Motrat Hernandez, të gjitha të papuna, po përjetojnë mjaft ndryshe shtatzëninë, ndërsa të gjitha po rrisin beben e shumëpritur. Në vend të kësaj ato i kanë dhënë mitrat e tyre “me qira”, të gatshme të kalojnë nëpër agoninë e këtij procesi nëntëmujor për të fituar para nga europianët e dëshpëruar që janë gati të paguajnë shumë për të pasur një fëmijë biologjik.

Ky është një biznes familjar, që nuk diskutohet jashtë mureve të familjes, vetëm një nga hallkat e industrisë sekrete dhe shpesh të korruptuar të nënave mbartëse në Meksikë.

“Fqinjët na akuzojnë se drejtojmë një rrjet trafikimi të porsalindurish”, thotë Martha, e cila është katër muaj shtatzënë me një bebe që është “blerë” nga një francez homoseksual.

“Por ne jemi të gjitha nëna beqare dhe të papuna, që kujdesemi për të ardhmen tonë.”

Ishte motra më e madhe, Milagros, që u përfshi në këtë biznes në vitin 2013 e para në shtetin e tyre të varfër ku kjo tregti po lulëzon. Vendimi që ajo mori ishte kryesisht praktik: familja Hernandez është e varfër dhe paratë mungojnë, ndaj e gjithë familja “duhet t’i hyjë punës”.

“Nëse kjo do të thotë dhënie me ‘qira e mitrës’ apo çfarëdo që mbështet familjen, kështu qoftë”, thotë Milagros.

Tashmë nënë e tre fëmijëve, të gjithë me baballarë të ndryshëm, ajo qesh kur thotë se kënaqësia e seksit është e vetmja gjë që i mungon nga eksperienca e të qenët “nënë me qira”.

Megjithatë, kur ajo fitoi rreth 15 mijë euro nga ky biznes, motra e dytë vendosi të ndjekë gjurmët e saj. Së shpejti të gjitha motrat kuptuan se mund të fitonin bukën e gojës me këtë biznes.

15 mijë eurot janë për lindjen e suksesshme, ndërsa të gjitha shpenzimet e shtatzënisë mbulohen nga klientët përgjatë nëntë muajve. Vëllait të grave, i cili punon me një pagë minimale në kryeqytet, do t’i duheshin 10 vite për ta fituar këtë shumë.

“Në lagjen tonë të varfër mundësitë e punësimit ishin ose kameriere ose prostitutë”, thotë Milagros. “Të qenët nënë zëvendësuese është një mënyrë e lehtë për të siguruar të ardhmen për fëmijët e mi.”

Kryefamiljarja, e cila është gjyshja 81-vjeçare, bie dakord me këtë ide.

“Do ta jepja edhe unë mitrën time ‘me qira’ po të mundja”, thotë ajo, duke pranuar se i ka inkurajuar mbesat të lindin sa më shumë fëmijë të munden derisa të shkëputen nga biznesi në moshën 35-vjeçare.

“Një grua mund të fitojë shumë para duke bërë diçka që i vjen natyrshëm”, thotë ajo.

Por ajo që nuk u vjen natyrshëm grave është të dorëzojnë fëmijët te familjet e reja, pavarësisht faktit se nuk kanë lidhje gjenetike. Motrat i ushqejnë fëmijët me gji për 10 ditët e para të jetës, duke e bërë lidhjen edhe më të vështirë për t’u thyer.

Më e vogla, Paulina, ka parë motrat teksa i dorëzojnë bebet e tyre te klientët në fund të shtatzënisë. Ajo ka ende shtatë javë nga lindja e parë dhe është mjaft e stresuar për momentin kur do t’i vijë radha.

“Duhet ta diferencosh veten emocionalisht nga shtatzënia”, shton Marta me vendosmëri.

Megjithatë, motrat dëshirojnë të ruajnë kontaktet me bebet që i kanë mbajtur në bark për nëntë muaj. Një nga klientët i dërgon Martës foto të vajzës dyvjeçare në “Facebook”, të cilën ajo e solli në jetë. Edhe pse ato nuk janë të lidhura gjenetikisht, ende krijojnë një lidhje të fortë me bebet.

Marta, megjithatë, beson se ka më shumë për të fituar se për të humbur.

Pavarësisht të gjithave, këto gra fitojnë pjesën më të vogël të parave nga industria që ka vlerë rreth 150 milionë euro vetëm në shtetin Tabasko ku ato jetojnë. Shumica e shumës shkon për agjencitë që marrin deri në 60 mijë euro për shërbimet e tyre dhe i paguajnë gratë vetëm 15 mijë euro.

Është një industri me shumë pak rregulla, ku shpesh përfshihen dokumente mjekësore false, beteja ligjore dhe madje ndonjëherë edhe aborte të detyruara.

nena-me-qira-2

Vetëm këtë vit shteti ka arritur të marrë masa duke kaluar një reformë më 13 janar, që vë kufizime të mëdha ndaj turizmit të nënave zëvendësuese në Gjirin e Meksikës. Por mund të jetë shumë vonë, sepse në praktikë lagjet e varfra janë bërë një vend shumë i njohur i lindjeve me porosi.

“I gjithë komuniteti është kthyer në një fabrikë për bebet e huaja”, thotë një vendas. “Asnjë grua nuk e pranon, por është e qartë, pasi bebja nuk duket më pas shtatzënisë.”

“Do ta jap ‘me qira’ mitrën time për sa kohë të mundem”, thotë motra më e madhe, Milagros. “Po sakrifikoj trupin tim për një të ardhme më të sigurt në një vend ku asgjë nuk është e lehtë”, përfundon “nëna me qira”, shkruan gazeta Shqip.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY