Gjykata e Krimeve të Rënda, la në burg pa afat dy të dyshuarit e arrestuar, për akuzën e “gjobëvënies” ndaj djalit 17 vjeçar, të ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për Rogers Ademaj, 18 vjeç dhe Luan Lama, 19 vjeç, të cilët u arrestuan pak ditë më parë pasi për një periudhe 5mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit E. B., 17 vjeç me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin që t’i merrnin dhe një shumë tjetër prej 3.000 euro. Djalit të cilit i është vënë gjobë nga dy të rinjtë e arrestuar dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, është djali i një ishdeputeti të Partisë Demokratike.
Dy të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” pasi po shkonin për të marrë paratë që i kishin kërkuar 17 vjeëarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/