Frikë nga autizmi, prinëdrit refuzojnë vaksinimin e fëmijëve për fruth-rubeolën

Frikë nga autizmi, prinëdrit refuzojnë vaksinimin e fëmijëve për fruth-rubeolën

87
0
Shares

Prindërit janë skeptik për vaksinimin e fëmijëve të tyre në moshën 1 vjeçare. Kjo për shkak të dyshimeve se vaksina kundër fruthit -rubeolës dhe shytave ne disa raste shkakton autizëm. Ekspertët e ISHP thonë se nuk ka asnjë studim shkencor që dëshmon se vaksina MMR shkakton si efekt anësor autismin. Ata i bëjnë thirrje popullatës, në javën e vaksinimit që të injektojnë vaksinat tek fëmijët e tyre. Por nga procesi i vaksinimit përjashtohen fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Diskutimet e javëve të fundit mbi efektet anësore të vaksinave tre valente fruth-rubeolës dhe të shytave që bëhen tek fëmijët në moshën 1 vjeç, ka stepur prindërit për të kryer tek fëmijët e tyre vaksinimin sipas kalendarit. Ky ngurim lidhet me dyshimet se mund te shkaktojë autizëm.

Pavarësisht se kryerja e vaksinës ende mbetet në vullnetin e prindërve, në Institutin e Shëndetit Publik ekspertët i bëjnë thirrje nënave të vaksionojnë fëmijët. Sipas të dhënave zyrtare, vendi ynë ka nivel optimal të vaksinimit në 98% dhe ka zhinxhirë të sigurtë ftohës. “Rreth 10 sëmundje parandalohen sigurisht nëse vaksinat bëhen në kohën e duhur. Nuk janë sëmundje të lehta, janë sëmundje që lënë pasoja”, është shprehur Erida Nelaj, specialiste ISHP.

Nelaj tha se mos kryerja e vaksinës i bënë të vegjëlit të pambrojtur ndaj fruthit që ka pasoja të rënda në shëndet.

Në Shqipëri akualisht nuk ka raste të dyshuara për fruth, por përpra disa kohësh, ISHP ishte në nivelin “alert” pasi konstatoj një rast më fruth që u izolua menjëherë pas konfirmimit nga ekzaminimet. “Patëm një rast të importuar, një person që udhëtoi në Francë, kur u kthye shfaqi shenjat e fruthit. Ne kemi ndenjtur të frikësuar. Në momentin e parë që ky person do të kontaktonte një fëmijë të pavaksinuar, fëmija do ta merrte fruthin menjëherë”, shprehet ekspertja.

Por ka një kategori fëmijësh të cilët nuk mund të vaksinohen për shkak të sëmundjeve të renda.Mbrohen nga vaksinimi i të tjerëve.

Ekspertët e ISHP thonë se nuk ka studime shkencore që tregojnë lidhjen se vaksina MMR shkakton autizëm e megjithate dyshimi ka prekur edhe organzitat boterore si atë të Agjencisë së Kontrollit dhe Ushqimeve të Barnave. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY