Kreu i PD-së Lulzim Basha i është rikthyer rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
“Rama deklaroi sot se shqiptaret paguajne fatura me te ulura energjie se me pare dhe e kunderta eshte propagande e opozites qe i do te keqen.
Por te dhenat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshhere zbuluar kryegenjeshtarin e Ballkanit.
Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar per 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë per kilovat -e sot paguajne 9.52 lekë për kilovat. Cmimi mesatar po keshtu kaloi nga 8.89 ne 9.52.
Qytetaret qe paguajne faturen e dine me mire se askush te verteten per faturen e energjise. Ne jemi perdite me ta dhe prane tyre dhe shohim e degjojme perdite mbi faturat e kripura te energjise.
Edhe kokoshi 200 milionesh e di fare mire se po genjen por nuk ja ndjen fare, nuk i behet me vone. E ka mendjen te mbushe xhepat dhe jo te qeverise. 2.2 mld euro te vjedhura ne 2 vjet, 90 milion dollare shpenzime luksi per qeveritaret ndersa shqiptaret mezi sigurojne buken e gojes.
Ora po vjen e llogaridhenies me vote per mashtrimet e tij. Ne do te ulim cmimin e energjise per ata qe konsumojne deri ne 300 kw, buxheti i shtetit do te paguaje per familjet ne ndihme ekomomike faturen e energjise deri ne 200 kw dhe ate te ujit, me miliardat qe sot shkojne per zyra dhe jaguare, koco, papule, nushe dhe carapule”, u shpreh Basha.
Kjo deklaratë e Bashës erdhi pasi më herët Rama kishte shkruar një status në “Facebook”, sipas të cilit, “Edhe pasqyra e Institutit te Statistikave Europiane tregon se çmimi i energjise per familjaret eshte ulur nuk eshte rritur! Mund ta shohin vete ne linkun bashkengjitur te gjithe ata qe vazhdojne humbasin kohe, duke degjuar perrallat me gogol te Shqupit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/