Policia arrestoi mbrëmë 5 vajza të cilat ishin përfshirë në biznesin e paligjshëm të seksti online në Tiranë.
Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore te Policise Tiranë finalizon operacionin “Hotline”, për veprat penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.
Më datë 28.04.2016, pas konsultimit me Prokurorinë u referuan materialet proceduriale në gjendje të lirë për shtetaset:
1. E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
2. V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
3. R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
4. L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
5. F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”.
Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Ëork” (chat line).
Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e mëposhtëm:
• 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkates.
• 7 web camera.
• 10 lodra sexuale.
• 3 telefona celular
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 117 dhe 115 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/