Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.45 në sheshin “Shqiponja”, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Sipas burimeve, personi me inicialet M. N., është plagosur me mjete prerëse. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që autori është shpallur person në kërkim, saktësojnë burimet. Konflikti dyshohet të ketë lindur për motive të dobëta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/