Rama: Nuk di gjë për padinë ndaj Berishës në Prokurori, Balla e...

Rama: Nuk di gjë për padinë ndaj Berishës në Prokurori, Balla e ka bërë “me kokën e vetë”

65
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e deputetit Sali Berisha për armatosjen e njerëzve. Sipas këtij pohimi, Taulant balla e ka bërë padinë “me kokën e vetë”. Një justfikim i tillë është i njohur, që kur në kohën e diktaturës, shfajësohej diktatori me frazat  e tipit “Enveri nuk di gjë, i ka bërë Mehmeti ‘me kokën e vetë’”.
I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus, Rama është shprehur se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë çështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.
I pyetur mbi mbylljen e çështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim elektoral që do të realizohej brenda mandatit të parë.
Për sa i përket afateve për miratimin e reformës në drejtësi dhe “bastit” të tij se kjo reformë do të votohet patjetër, Rama u shpreh se nuk ndihet sikur ka humbur ndonjë bast, pasi nuk ka vënë bast se PD do ta votojë këtë reformë. Por për kryeministrin, është mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende.
Për sa i përket polemikave mbi stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, kryeministri përsëriti se stadium është një projekt që do tu kushtojë zero lekë shqiptarëve, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve, ai do të ndërtohet brenda 24 muajve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY