Policia spanjolle ka arrestuar 11 persona të kombësive të ndryshme, përfshirë këtu shqiptarë. Ata janë të moshës nga 28 deri në 60-vjeç.
Sipas gazetës spanjolle “Elmundo”, ata akuzohen për 42 grabitje shtëpish në Katalonjë. Organizata e grabitësve vepronte në rajone të ndryshme si në Pyrenees, në Girona, në qendër dhe rreth Barcelonës, njoftoi policia lokale në deklaratë.
Hetimet ndaj organizatës kanë nisur vitin e kaluar, ndërsa përbëhej kryesisht nga shqiptarë.
Udhëheqësi i grupit ishte një 28-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Grupi funksiononte në mënyrë të çuditshme.
Sipas gazetës, nëse grabitësi i marrë nga Shqipëria nuk i pëlqente drejtuesve për vjedhjen e bërë, ai rikthehej në vendlindje.
Për t’ju shmangur policisë, ata kishin regjistruar automjetet e tyre në emër të personave të tjerë.
Plaçkitjet janë kryer gjithmonë në të njëjtën mënyrë: udhëheqësi i organizatës përzgjidhte vendin për të kryer krimin dhe banda i vihej punës.
Vëzhgimet bëheshin me kujdes në terren, duke përzgjedhur banesa me dritare që mund të hapeshin lehtësisht.
Përveç parave, ata grabisnin edhe bizhuteri dhe sende të tjera lehtësisht të tranportueshme dhe që mund të shiteshin në tregun e zi.
Informacionet mbi bandën erdhën nga një përkthyes shqiptar në Katalonjë, i cili bashkëpunoi ngushtë me policinë, por njëkohësisht informoi edhe personat nën hetim se po përgjoheshin.
Gjykata ka lënë në burg 6 prej të arrestuarve nga 11 anëtarët e organizatës. Hetimet për rastin po vijojnë, ndërsa operacioni u kodua “Kruja”, për shkak se drejtuesi dhe disa prej anëtarëve të bandës ishin nga Kruja.oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/