EMRAT, 2013-2016/ Ministrat, deputetët, kryebashkiakët dhe zyrtarët e lartë që morën pafajësi...

EMRAT, 2013-2016/ Ministrat, deputetët, kryebashkiakët dhe zyrtarët e lartë që morën pafajësi nga drejtësia

85
0
Shares

Nga Roland Qafoku

Nga viti 2013 e deri më sot pothuajse të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, deputetë, ministra, kryebashkiakë, gjeneralaë e drejtorë të rëndësisshëm të institucioneve kanë marrë pafajësi në gjykatë ose prokuroria ka pushuar çështjen penale ndaj tyre pas nisjes së bujshme të proceseve hetimore. Ky raport EKSKLUZIV u bë dje publikë nga gazetari Roland Qafoku në emsionin e tij “Debati në Channel One” gjatë të cilit u bë pubklike edhe një shifër tjetër që tregon shumë: 169 zyrtarë të lartë të shtetit, që nga vitit 2013 e deri më sot kanë kërkuar dëmshpërblim në gjykatë pasi kanë marrë pafajësi për çështje të ndryshme penale që ka patur ndaj tyre. Një pjesë e këtyre zyrtarëve i kanë marrë këto dëmshpërblime dhe një pjesë janë në proces e sipër. I ftuar në këtë emision, Agron Alibali, një konstitucionalist dhe pedagog I jurisprodencës në SHBA e cilësoi këtë raport skandal mbi skandalet për drejtësinë shqiptare dhe që tregon nivelin se ku ndodhet kjo drejtësio. Ndërkohë ish-minsitri i Drejtësisë Shefqet Muçi tha se në pamje të parë duket si një përplasje mes prokurisë dhe Gjykatës por në fakt është një përplasje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kush të dominojë drejtësinë. Më poshtë janë çështjet e bujshme të këtyre tre viteve që kanë përfunduar me pafajësi.

1. ARBEN IMAMI

POSTI: MINISTËR I MBROJTJES

AKUZA E MINISTRISË SË MBROJTJES: SHPËRDORIM DETYRE, SHPËRDORIM I I KONTRIBUTEVE TË DHËNA NGA SHTETI DHE SHKELJE TË BARAZISË SË TENDERAVE PËR REKLAMA NË TELEVIZIONE.

VENDIMI I PROKURORISË: PUSHIM TË ÇËSHTJES PENALE PAS DISA MUAJSH HETIMESH

2.ARDIAN FULLANI

POSTI: GUVERNATOR I BANKËS SË SHQIPËRISË

AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE PËR VJEDHJEN E 713 MILIONË LEKËVE NË THESARIN E SHTETIT DHE TENDERIN PREJ 30 MILIONË EUROVE PËR BLEREJN E HOTEL DAJTIT

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 5 VITE BURG

VENDIMI I GJYKATËS: I PAFAJSHËM

3.SHPËTIM GJIKA

POSTI: KRYETAR I BASHKISË SË VLORËS

AKUZA: FALSIFIKIM TË DOKUMENTAVE ZYRTARË PËR DHËNIEN E DY LEJEVE TË NDËRTIMIT NË VLORË

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 4 VITE BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË: PAFAJËSI

VENDIMI I GJYKATËS SË APELIT: PAFAJËSI

4. SYRJA GJOKA

POSTI: KOMANDANT I BAZËS USHTARAKE AJRORE NË KUÇOVË ME GRADËN GJENERAL.

AKUZA 1: SHPËRDORIM DETYRE DHE FALSIFIKIM TË DOKUMENTAVE PËR PRISHJEN E DISA OBJEKTEVE USHTARAKE.

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 4 VJET E 6 MUAJ BURG

VENDIMI I GJYKATËS: PAFAJËSI

5. BAFTJAR ZEQO

POSTI: KRYETAR I BASHKIOSË SË FIERIT

AKUZA: SHËPRDIM DETYRE DUKE ABUZUAR PËR SHËPRNDARJNE BANESAVE SOCIALE

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 2 VJET E 6 MUAJ BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË: PAFAJËSI

6. FLAMUR BIME

POSTI QË MBANTE: KRYETAR I BASHKISË SË GJIROKASTRËS

AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE PËR NDËRTIMIN E NJË PALALTI 7 KATËSH NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN, MADJE EDHE PËR NJË SHTESË 5 KATËSEH

DËNIMI QË RREZIKONTE:7 VJET BURG

VENDIMI I PROKURORISË: PUSHIM TË ÇËSHTJES PENALE.

7. SYRJA ORMENAJ

POSTI QË MBANTE: KRYETAR I BASHKISË SË URËS VAJGURORE

AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE PËR DHËNIE LEJE NDËRTIMI

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA:1 VIT BURG

VENDIMI I GJYKATËS: PAFAJËSI

8. HYSEN GASHI

POSTI QË MBANTE: KRYETAR I KOMUNËS RRASHUBULL

AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE PËR DHËNIEN E 15 LEJEVE TË NDËRTIMIT NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA:5 VJET BURG

VENDIMI I GJYKATËS: PAFAJËSI

9. ARBEN NDOKA

POSTI: DEPUTET NË KUVEND

AKUZA: GODITJE NDAJ DEPUTETIT STRAZIMIRI

PROKURORIA NISI ÇËSHTJEN PENALE NGA E CILA RREZIKONTE 2 VJET BURG:

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË: NUK ËSHTË KOMPETENCË E GJYKATËS TË GJYKOJË KËTË ÇËSHTJE

10. PJERIN NDREU

POSTI: DEPUTET NË KUVEND

AKUZA: GODITJE NDAJ DEPUTETIT STRAZIMIRI

PROKURORIA NISI ÇËSHTJEN PENALE NGA E CILA RREZIKONTE 2 VJET BURG:

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË: NUK ËSHTË KOMPETENCË E GJYKATËS.

11. MYQEREM TAFAJ

POSTI: DEPUTET, ISH-MINISTËR I ARSIMIT

AKUZA: SHËPRDIM DETYRE PËR INJORIMIN EVENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDIMTI PËR MOSHAPEJN E 8 PROGRAMEVE NË UNIVERISTETIN PRIVAT “VIRTRINA”.

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 1 VIT BURG

VENDIMI I GJYAKTËS SË LARTË: PAFAJËSI

12. ASTRIT VELIAJ

POSTI: DEPUTET

AKUZA: NDËRTIM I PALIGJSHËM DHE SHKATËRRIM TË PRONËS PUBLIKE LIDHUR ME DISA OBJEKTE SHTETËRORE NË FIER TË CILAT ISHIN NË PROCES PRIVATIZIMI.

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 1 MILIONË LEKË TË RINJ

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË: PAFAJËSI

13. ZYHDI DAJTI

POSTI QË MBANTE: KRYETAR I INUK

AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE PËR BLLOKIMIN E PUNIMEVE NË BULEVARDINE RI DHE TË NJË PALLATI NË RRUGËN E ELBASANIT.

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 3 VJET E 6 MUAJ BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË TIRANËS: PAFAJËSI

14. NDREA PRENDI

POSTI Q ËMBANTE: KOMANDANT I GARDËS SË REPUBLIKËS ME GRADËN GJENERAL

AKUZA: VRASJE NGA PAKUJDESIA PËR NGJARJEN E 21 JANAR 2011 NË TË CILËN MBETËN TË VDEKUR 4 PROTESTUES

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 23 VJET BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË TIRANËS: PAFAJËSI

VENDIMI I GJYAKTËS SË APELIT: 1 VIT BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË: NUK PRANON REKURSIN E PROKURORISË

15. NDREA PRENDI

POSTI Q ËMBANTE: KOMANDANT I GARDËS SË REPUBLIKËS ME GRADËN GJENERAL

AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE DHE FALSIFIKIM DOKUIMENTASH DUKE I DHËNË RROGËN NJË PUNONJËSE QË ISHTE JASHTË SHQIPËRISË

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 1 VIT BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË TIRANËS: PAFAJËSI

16. ISMAIL MUÇA

POSTI QË MBANTE: DREJTO I TATIMEV TË TIRANËS

AKUZA: VJEDHJE PËRMES SHPËRDORIMIT TË DETYRËS NË BASHKËPUNIM, FALSIFIKIM TË DOKUMENTAVE ZYRTARË DHE PASTRIM TË PRODUKTEVE TË VEPRËS PENALE.

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 5 VJET BURG

VENDIMI I GJYKATËS: PAFAJËSI

17. XHELAL MZIU

POSTI QË MBAN: KRYETAR I BASHKISË SË KAMZËS
AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE PËR VENDOSJE TË TAKSAVE NË MËNYRË TË JASHTLIGJSHME

DËNIMI QË KËRKOI PROKURORIA: 2 VJET BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË FAKTIT: 2 VJET BURG

VENDIMI I GJYKATËS SË APELIT: PAFAJËSI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY