EDI RAMA/ Debati për “Arenën Kombëtare” i hapur…, por i mbyllur…

EDI RAMA/ Debati për “Arenën Kombëtare” i hapur…, por i mbyllur…

60
0
Shares

Edi Rama ka dhënë një shpjegim në “Facebook” për  mohimin që ju bë shoqërisë civile dhe medias në marrjen pjesë në mbledhjen e KKT ku diskutohej për stadiumin e ri në Tiranë.
Midis të tjerave kryeministri sqaron se mbledhjen janë të hapura…, por edhe të mbyllura.
Sipas tij, është normale lejimi i disave dhe moslejimi i disa të tjerëve në mbledhje publike të KKT.
“Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.
Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!
E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.
Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.
Kaq eshte e gjitha”, shkruan Rama në “Facebook”.
Ndërkohë, sipas “lajmërimit” që më herët Rama vetë kishte bërë po në “Facebbok”, sipas të cilit “Pas pak paraqitja e projektit të Arenes Kombëtare në Këshillin Kombëtar të Territorit. LiveTV që publiku të shohë projektin e dëgjoje autorët”, kuptohet që gazetarë të ftuar kanë qenë vetëm TV që do e transmetonin “live”, mbledhjen e KKT-së

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY