Arben Frroku është arrestuar që më 6 mars të vitit 2016 dhe për një periudhë prej gati dy muajsh policia shqiptare ka refuzuar të dërgojë dokumentat dhe të dhënat që bënin të mundur identifikimin e tij, deklaroi sot shefi i departamentit të Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj.
Zyrtari i lartë i PD akuzoi ministrinë e Brendshme për bllokimin e hetimit të Frrokut në Hollandë si dhe rikujtoi edhe njëherë se ka qënë ndihma e Ramës që coi në arratisjen e Frrokut vetëm pak orë pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda.
Një natë më parë Interpoli Tirana njoftoi se kjo zyrë ka mësuar për arrestimin e Frrokut vetëm me datën 28 prill, cfarë vë në dyshim këtë deklaratë kur Frroku kishte rreth dy muaj që ishte në pranga.
“Interpol Haga njoftoi sot (28 prill) në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.
Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/