Plot 116 vitesh burgim ka kërkuar prokuroria e Tiranës për 5 të pandehurit e akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim te shtetasit Enton Nikaj, në restorant në Dajt. Pas hetimeve, organi i akuzës ka lexuar sot pretencën për vitet e burgut që kërkon për secilin prej të akuzuarve.
Viktima Enton Nikaj
Gjatë një konflikti ku ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Enton Nikaj, ngjarje e ndodhur në dt. 11.11.2015 tek lokal “Muraga”, në zonën e Linzës. Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata. Në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria e Tiranës kërkoi konkretisht, dënimin si më poshtë:
1. Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
2. Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
3. Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
4. Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri; Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe:
5. Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën: ““Përkrahja e autorit të krimit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/