Qeveria heq dorë nga letra e presionit për bizneset e vogla, do...

Qeveria heq dorë nga letra e presionit për bizneset e vogla, do ndryshojë ligjin

65
0
Shares

Administrata tatimore pritet të heqë dorë nga presioni direkt që bëhet ndaj biznesve të vogla që ndodhen afër kufirit maksimal me biznesin e madh. Drejtoria e Tatimeve kishte nisur një numër letrash drejt subjekteve biznes i vogël duke iu kërkuar atyre të kalonin vullnetarisht në subjekt i madh përndryshe do të kishin kontrolle të rrepta nga tatimet.

tatimet urdheri

Letra e drejtorise se tatimeve

Ministria e Financave i dha të dhëna një televizioni në Tiranës sipas të cilave shumë biznese të vogla kanë mashtruar me xhiron.

Letra e tatimeve ishte presion direkt dhe Kodi Penal e ngarkon një veprim të tillë si vepër penale.

Për këtë arsye qeveria pritet të ndryshojë ligjin me qëllim që këtyre bizneseve t’i jepet mundësia për të vetëkorrigjuar deklarimet e vitit të kaluar, por edhe për të ndryshuar përgjegjësinë tatimore, pra të kalojnë nga biznes i vogël në të madh pa u ndëshkuar.

Aksioni kundër informalitetit sipas Ministrisë së Financave ka zbuluar një numër të madh biznesesh, të cilat deklarohen si të vogla kur në fakt kanë një xhiro reale më të lartë se 8 milionë lekë në vit dhe rrjedhimisht duhet të hynin tek biznesi i madh.

Edhe pse aksioni kundër informalitetit është përqëndruar në 300 korporatat e mëdha të vendit, inspektorët e Tatimeve janë duke kontrolluar të gjithë zinxhirin e tyre tregtar, përfshirë blerjet apo shitjet që ato bëjnë tek biznesi i vogël, thotë tch.

Sipas Ministrisë së Financave, nga ky kontroll është konstatuar se shitjet që kompanitë e mëdha deklarojnë tek bizneset e vogla nuk figurojnë si blerje tek këto të fundit dhe në shumë raste ato janë më të mëdha se 8 milionë lekë, që është dhe kufiri ndarës mes biznesit të madh dhe atij të vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY