Presidenti Nishani pritje në Bruksel për bashkatdhetarët në Belgjikë

Presidenti Nishani pritje në Bruksel për bashkatdhetarët në Belgjikë

70
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, organizoi një pritje me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që funksionojnë në Bruksel dhe rrethina si dhe me intelektualë e personalitete të tjera të botës së biznesit dhe të kulturës që janë pjesë e diasporës sonë në Belgjikë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Nishani i kushtoi vëmendje të veçantë orientimit perëndimor të kombit tonë në të gjitha kohët si dhe rëndësisë së zhvillimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të diasporës sonë, e cila nuk është e paktë në numër anembanë botës.

Gjatë takimit të përzemërt me bashkatdhetarët në Bruksel, Kreu i Shtetit theksoi mes të tjerash se: “Diaspora jonë është një vlerë e çmuar kombëtare, e cila ngaherë ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me fatet e kombit dhe të Atdheut. Pa kontributin e diasporës, zhvillimet dhe ndryshimet demokratike në Shqipëri, si dhe liria dhe pavarësia e Kosovës do të kishin qenë shumë më të vështira për t’u arritur.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY