Policia për grabitjen te Sheraton, dyshimet e para për Saimir Hasanin

Policia për grabitjen te Sheraton, dyshimet e para për Saimir Hasanin

70
0
Shares

Hetuesit kane hedhur dyshime te forta mbi mënyrën e grabitjes së 180 mijë dollarëve të punonjësit të këmbimit valutor.

Burime pranë policisë thanë se një dëshmitar, i cili ka parë të gjithë ngjarjen në bulevard ka deklaruar se ne momentin e marrjes se parave nga grabitësit, Sokol Hasani, nuk bëri asnjë veprim kundërshtues. Kjo ka ngritur dyshime të forta për policinë, e cila tha se grabitja e 180 mijë dollarëve nuk ndodhi nga persona të maskuar dhe as të armatosur.

E për t’i marrë paratë, mjaftoi një shqelm për 55-vjeçarin, që shoqëronte Hasanin. Dy autorët u larguan me motor, ndërkohë që sipas policisë, identifikimi i tyre është mjaft i vështirë kjo për shkak se zona ku ndodhi grabitja, nuk mbulohet nga kamera sigurie. Policia ka marrë në pyetje Hasanin dhe shoqëruesin e këmbimit valutor, ndërkohë që ata thanë se grabitja ndodhi shumë shpejt dhe se nuk mundën të ndalnin të dyshuarit pasi u larguan me motor.

Policia pritet të ballafaqojë dhe dëshminë e qytetarit i cili tha se punonjësi i këmbimit, por edhe Hasani, nuk vepruan pasi atyre iu morën paratë.vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY