Nishani në Asamblenë e NATO-s, Stoltenberg: Vlerësim kontributit të Shqipërisë në luftën...

Nishani në Asamblenë e NATO-s, Stoltenberg: Vlerësim kontributit të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit

59
0
Shares

Kreu u shtetit, Bujar Nishani gjatë një konferencë për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO­s ka deklaruar mbështetjen e plotë të Shqipërisë në gjithë angazhimet në aleancë, në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit, mbrojtjes së kufijve dhe reformat në fushën e mbrojtjes.

Nishani:
Takimi i sotëm më ka dhënë mundësinë që tju shpreh falenderimet për ndihmën dhe kontributetet e NATO-s. Diskutuam me sekretarin e NATO-s një sërë çështjet jo vetëm për Shqipërinë por edhe për alenacën.

Një nga çështjet kryesore ishte edhe samiti që do të mbahet në Shqipëri. Një samit i rëndësishëm që na angazhon ne për tu përballur me sfidat e aleancës dhe rrezikun nga terroizimi dhe ekstemizmi. Shqipëria do të mbështesë cdo iniciativë të aleancës për të modernizuar dhe ndryshuar në të mirë të kursit të sigurisë që do të ndjekë aleanca. Shqipëria është e angazhuar që të mbështesë implementimin e të gjitha sfidave dhe amrrëveshjeve që ka parashikuar aleanca në bashkëpunim me të gjita vendet anëtare. Shqipëria është e angazhuar që të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrat e saj që i takojnë si pjesë e NATO-s.

Sekretari i NATO­s, vlerësoi maksimalisht angazhimet e Shqipërisë që nga koha e bashkimit në aleancë dhe kërkoi rritje të buxhetit për mbrojtjen.

Stoltenberg:
Kaluam mjaft kohë duke diskutuar për mënyrën sesi do të bashkëpunojmë sesi do të luftojmë terrorizmin. Shqipëria ka bërë shumë për të adresuar zgjidhjen e këtij problemi që tashmë është global. Një nga mënyrat është shkëmbimi i informacionit nëpërmjet shërbimeve inteligjente dhe kjo është një pjesë e asaj cka kemi ndarë me Shqipërinë dhe do të vazhdojmë të shkëmbejmë informacione në të ardhmen.

Mesazhi kryesore për shtetet kryesore që i janë bashkuar amelancës është që të punojmë sebashku për të stabilizuar situatën në vende të cilat po vuajnë luftën civile dhe janë bërë pjesë e dhunës.Ne jemi duke i adresuar këto probleme dhe si do ta zgjidhim stabilitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY