Cilët janë liderët më me peshë dhe ata të parëndësishmit në Bashkimin Evropian? Gazeta “Politico”, ka renditur liderët kombëtare të vendeve evropian duke u nisur nga forca e ambasadorëve të tyre në BE, pushteti dhe influenca.
Në një artikull të titulluar Matrica e pushtetit: të rendisësh liderat dhe ambasadorët e Europës”, revista e cilëson Ramë si liderin më të parëndësishëm në Europë. Në këtë renditje Rama figuron edhe më poshtë se lideri autoritar i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Në fund të artikullit“Politico”jep edhe metodologjinë e përdorur për vlerësimin e liderave europianë, duke marrë në analizë shumë aspekte.
Renditja paraqet se cilët lidera kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyre në Bashkimin Europian për të siguruar pushtet dhe influencë brenda BE. Sa i përket kryeministrave dhe presidentëve matrica u përgjigjet pyetjeve të tilla si:
A kanë një qeveri stabël? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë agjendën e tij politike?
A kanë këtë udhëheqës një strategji koherente dhe pozita të forta negociuese në Europë?
Vendi i parë në këtë klasifikim i takon kancelarës gjermane Angela Merkel, vendi i dytë kryeministrit britanik David Cameron dhe vendi i tretë presidentit francez Francois Hollande.
Kjo renditje në fund të listës për Ramën, vjen dhe në një moment kur kryeminsitri shqiptar është shfaqur shpesh në mediat ndërkombëtare, sidomos për deklaratat e ashpra kundër Donald Trump, apo së fundi kundër ministrit britanik të drejtësisë Michael Gove. Më poshtë artikulli i plotë në“Politico”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/