Prej marsit 2015 deri më 2 nëntor 2015 janë plot 9 gjyqtar të kallëzuar penalisht për fshehje pasurie e deklarim të rremë, të njoftuara nga vetë ILDKPI në faqen e saj zyrtare.
Por a janë vërtet këta gjyqtarët që kanë miliona euro pasuri, siç raportoi kreu i Inspektoriatit të Pasurive këtë të enjte në Komisionin e Ligjeve?
Report TV sjell emrat e gjyqtarëve të kallëzuar përgjatë 2015 ku zyrtarisht dihet se për Alaudin Malajn janë pushuar hetimet ndërsa për 8 të tjerët nuk ka asnjë informacion zyrtar qoftë nga prokuroria apo vetë ILDKPI.
Më poshtë emrat e gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPI:
-13 mars 2015, Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
-28 prill 2015, – Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
-08 qershor 2015, Petrit Aliaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë
Rasim Doda, me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë
Enkeleda Doda (Kashuri), me funksion gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë
-09 korrik 2015, – Adelina Zarka, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
– Petraq Çuri, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës
-14 shtator 2015, Alaudin Malaj, me funksion gjyqtar, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë
-02 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/