Helikopterët Cougar u gjobitën në Rinas me 73 milionë lekë

Helikopterët Cougar u gjobitën në Rinas me 73 milionë lekë

117
0
Shares

Helikopterët Cougar që u blenë në Francë nisën aventurat që kur mbvërritën në Rinas.

Dogana e Rinasit gjobiti Komandën e Forcave Ajrore 3001 në Rinas me një shumë të madhe parash për shkak se ministria e Mbrojtjes vonoi pagesën e TVSH për blerjene helikopterëve.

Që prej atëherë Komanda Ajrore ka nisur një cikël gjyqesh me Doganën por pa sukses. Para një javë një tjetrër gjyq u zhvillua në Gjykatën Kushtetuese e cila nuk ndaloi gjobën por kërkoi gjykatës administrative ta shqyrtonte cështjen e gjobës.
helikopteri vendimi

Ushtria shqiptare bleu më 2012 dy helikopterë nga kompania “Eurocopter”, njëri helikopter tip “AS 532 AL COUGAR me një vlerë totale prej 15,237,922.80 eurosh dhe tjetri helikopter tip AS 532 AL COUGAR me të njëjtin cmim si tjetri.

Ministria e Mbrojtjes, për shkak të mungesës së fondeve në momentin e mbërritjes së helikopterëve, i ka kërkuar Degës së Doganës Rinas shtyrjen e afatit të pagesës së tvsh-së për këto objekte. Dega e Doganës Rinas e ka refuzuar miratimin e kërkesës për shtyrje afati. Pas miratimit të fondeve përkatëse për likuidimin e detyrimeve doganore, në datën 09.12.2013, nëpërmjet agjencisë doganore “Zoto trans”, janë përpiluar deklaratat doganore të cilat janë dorëzuar tek autoritetet doganore kompetente të Sektorit Cargo/Regjime pranë Degës së Doganës Rinas.

Nga doganierët përgjegjës, pas verifikimit të dokumentacionit, është konkluduar se paraqitja e deklaratave doganore është bërë tej afateve të parashikuara.

Bazuar në Kodin Doganor është propozuar ndëshkimi i subjektit me gjobë në masën 20.000 lekë të reja për çdo ditë vonesë, për shkak të mosparaqitjes së deklaratave doganore brenda afateve të parashikuara, në një shumë që arrinte te 7.3 milionë lekë të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY