Grabitja e 180 milion lekëve, flet pronari: Ja pikëpyetjet e mija

Grabitja e 180 milion lekëve, flet pronari: Ja pikëpyetjet e mija

54
0
Shares

Roland Manushi, pronari i agjencisë së këmbimit valutor “Manushi” sh.p.k., paratë e së cilës u grabitën të martën në Tiranë, ka pikëpyetjet e tij në lidhje me ngjarjen, edhe pse nuk e drejton gishtin te ndonjë person konkret.

Ai konfirmoi dje se shuma e grabitur është 180 mijë dollarë, por ka rezervat e tij në lidhje me reagimin e dobët të punonjësve të agjencisë. Ndërsa sqaroi se punonjësit nuk kanë respektuar as rregullat standarde të vendosura më parë. Kjo pasi kishin dalë pa kontrolluar më parë vendin, si dhe për faktin që makina kishte qëndruar jashtë traut të hotelit.

“Makina duhej të kishte qëndruar brenda rrethimit, pasi aty është një vend parkimi i caktuar enkas për makinën, nga banka ku u tërhoqën paratë, por në atë moment ky vend ka qenë i zënë dhe shoferi ka parkuar jashtë”, u shpreh dje Manushi. Ndërsa tregon se pas ngjarjes punonjësit e tij e kanë marrë në telefon dhe i kanë treguar se ishin grabitur nga persona të armatosur e të maskuar me skafandra motori në kokë.

Të njëjtat dyshime, si pronari i agjencisë së këmbimit valutor, kanë edhe oficerët e grupit hetimor. Burimet thanë se janë sekuestruar pamjet e disa prej kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes, por më e qarta është ajo e parkingut të Bashkisë që ndodhet përballë vendit ku ndodhi grabitja.

Nga pamjet duket arkëtari dhe punonjësi i sigurisë së exchanget në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë dhe aty u janë afruar persona, që sipas Policisë janë pa maska e pa armë, ndonëse nga pamjet filmike nuk duken në asnjë moment fytyrat e tyre. Njëri prej tyre i ka marrë çantën me shumën monetare Sajmir Hasanit, ndërsa bashkëpunëtori ka goditur me shqelm shoqëruesin, Besnik Xheka. Në pamjet e sekuestruara nga Policia, autorët janë larguar me vrap, në drejtim të një motori që e kishin parkuar në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Disa dëshmi, por edhe disa prova të tjera, kanë përforcuar dyshimet e Policisë se autorët ishin në dijeni të faktit, që dy punonjësit e agjencisë së këmbimit valutor do të tërhiqnin para nga banka dhe e kanë planifikuar në detaje grabitjen. Policia ka dyshime të arsyeshme se grabitësit mund të jenë ndihmuar nga stafi i agjencisë së këmbimit valutor, të cilët mund t’u kenë dhënë informacion për të gjitha lëvizjet. Për këtë arsye është marrë në pyetje i gjithë stafi dhe familjarët e pronarit të agjencisë së këmbimit valutor. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY