Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO&DOKUMENTA/Prifti që mbeti jashtë listës së Papa Françeskut

28/04/2016
FOTO&DOKUMENTA/Prifti që mbeti jashtë listës së Papa Françeskut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Kastriot Dervishi

Papa Françesku lumturoi 38 klerikë dhe civilë shqiptarë të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri. Një akt i tillë meriton të lavdërohet. Është shenjë respekti ndaj martirëve që vuajtën apo u masakruan nga regjimi komunist. Por duhen thënë disa të vërteta në lidhje me këtë çështje.

-Së pari, nuk janë të gjithë klerikë katolikë personat e lumturuar.

-Së dyti, në këtë listë, nuk janë përfshirë të gjithë personat e vrarë nga regjimi komunist, por vetëm një pjesë e tyre.

-Së treti, lista është më e madhe se kaq. Ajo nuk përfshin priftërinj të vdekur në tortura apo të vdekur në burgje.

Në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk janë pasur parasysh kriteret metodologjike e historiografike në përcaktimin e saktë të personave të vrarë. Ata që janë marrë në Shqipëri me këtë studim janë mjaftuar me një grup personash dhe nuk janë thelluar më tej edhe në rastet kur kanë pasur informacion. Kësisoj, në listë mungojnë p.sh. emra të tillë si Anton Harapi apo Ernesto Çoba.

Megjithatë, në këto postim do të sjell një histori që i përket një kleriku që patjetër duhej të ishte në listën e lumturimit. Ai është i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste.

Quhet Pjetër Palok Gjeloshi (Gruda), lindur në Grudë të Shkodrës në vitin 1922, me arsim të lartë teologjik. U dënua herën e parë dhe vuajti dënimin në vitet 1946-1951 në kampe pune të detyruar. U arrestua për herë të dytë më 11.3.1979. U akuzua për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut dhe u dënua më 5.11.1979 me 25 vjet heqje lirie. Duke vuajtur dënimin u paralizua. Regjimi i Ramiz Alisë nuk e liroi nga burgu. Siç edhe provohet nga komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kleriku Pjetër Gjeloshi vdiq i paralizuar më 13.1.1989 në kampburgun nr.305 të Përparimit të Sarandës në moshën 67 vjeçare dhe u varros në varrezat e fshatit Përparim. Fotografia që kam bashkëlidhur është bërë pak javë përpara se të vdiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.