Foto janë bërë paraditen e sotme. Makina e cila është kundërvajtje, në aksin me një sens drejtimi, është e Policisë Rrugore. Me shumë gjasa, pas “furnizimit” të ri të policisë me makina, kjo i përket eskortave të kryeministrit ose kryeparlamentarit.
Por me sa duket, kjo është “vlerë” për këtë makinë, e cila ka hyrë kundërvajtje, në segmentin rrugor nga kryesia e Kuvendit për në Bulevard, aks i cili mundëson për gjithë makinat e tjera, vetëm qarkullimin në sens të kundër…, pra nga Bulevardi, drejt Kryesisë së Kuvendit apo edhe drejt Bllokut…
Pyetja është, “ai komisariati dixhital funksionon…, dhe kush do të jetë ai ‘guximtar’ që mund të ndëshkojë e penalizojë, drejtuesin e kësaj makine-eskortë, policie?”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/