Arben Frroku u arrestua në momentin e dytë të kontaktit me policinë holandeze. Fillimisht ai u ndalua ndërsa lëvizte me dokumenta greke, në identitetin e shtetasit Renato Tsepa.
Policia ka dyshuar se pasaporta ka qenë e falsifikuar dhe i janë marrë gjurmët e gishtave.
Pasi janë bërë verifikimet e duhura, teksa ka shkuar për të marrë dokumentin, Arben Frroku është arrestuar nga autoritetet holandeze.
Pas deklaratës së ish- Kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.
Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në fund të muajit qershor të vitit 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/