Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekani i Ekonomikut, Dhori Kule ishin sot në mjediset e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje për Emiljano Shullazin.
Koni dhe Kule dyshohen se janë kërcënuar nga Shullazi gjatë garës në universitete, që të tërhiqeshin nga ajo. Dyshohet se ata janë kërcënuar nga njerëz të afërm të Shullazit më 15 prill. Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Fortuzi” për Konin ku një automjet i është afruar Konit dhe e ka marrë me dhunë brenda.
Nga pamjet filmike nuk shihet se Shullazi ka qenë prezent, por po verifikohen personat që e goditën Konin dhe e morën në dhunë në automjet. Ndërsa Kule eshte kercenuar me date 12 prill ne sheshin “Nene Tereza”. Kule tha sot para prokuroreve se eshte kercenuar per t’u terhequr nga gara, mirepo nuk ka konfirmuar se Shullazi ishte mes kercenuesve, shkruan gazeta Panorama. Ai ka thene se nuk i njihte personat qe e kercenuan. Gjithashtu, Kule tha se asnjeri prej tyre nuk ushtroi dhune. Të njëjtës deklaratë i ka qënduar edhe rektori Mynyr Koni, i cili ka thënë para prokurorit se nuk i njeh kërcënuesit. Ai ka dëshmuar pas Kules dhe ka lënë ambientet e prokurorisë rreth orës 12.30 minuta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/