Bashkia e Tiranës ndëshkon tri fshatra, i lë një vit pa ujë...

Bashkia e Tiranës ndëshkon tri fshatra, i lë një vit pa ujë të pijshëm

89
0
Shares

Tre fshatra të njësisë administrative Vaqarr, prej rreth një viti vuajnë mungesën e furnizimit me ujë. Si pretekst i bashkisë së Tiranës për zvarritjen e zgjidhjes së problemit, shërben një pompë e cila është me defekt, ndërsa shkaku real lidhet me “ndëshkimin kolektivë” të banorëve të fshatrave Vishaj, Bulticë e Arbanë, për disa debitorë të pretenduar ndaj ujësjellësit.
Një situatë e tillë vazhdon për këto fshatra, që prej rreth një viti, kohë që përafërsisht korrespondon me ardhjen në krye të bashksë së Tiranës, të Erion Veliaj.
Deri para rreth një viti, këto fshatra furnizoheshin normalisht dhe rregullisht me ujë, falë dhe një investimi të fundit në depo dhe pompa uji, nga ana e ish-drejtuesve të ish-komunës së Vaqarrit. Por, prej rreth një viti, një defekt në pompën e ujit, e cila mësohet se nuk kushton më shumë se 2 mijë euro, ka mjaftuar që bashkia e kryeqytetit të ketë “dorë të lirë” në përzgjedhjen e ndëshkimit ndaj banorëve të këtyre tri fshatrave.
Përballë ankesave të përsëritura të banorëve, bashkia “bënë shurdhin”, duke mos u bërë pjesë e zgjidhjes së problemit.
Duket, reforma territoriale, e amplifikuar si “e suksesshme”, ka pasur qëllim të sajën, ndëshkimin e banorëve të fshatrave të bashkisë, që nga gjobitja dhe sekuestrimi i disa fije preshi e majdanozi që shesin në kryeqytet, e deri në ndëshkimin “me pikën e ujit”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY