Arratisja e Arben Frrokut pas pafajësisë nga Krimet e Rënda, ndalimi i...

Arratisja e Arben Frrokut pas pafajësisë nga Krimet e Rënda, ndalimi i parë në kufirin Mali i Zi-Kroaci

73
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm më 3 prill 2015 Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai fitoi pafajësinë, pas 48 seancash gjyqësore dhe rreth 134 muaj gjykim.

Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi gjykatës dënimin e Frroku me burgim të përjetshëm. Prokuroria thotë se është provuar se i pandehuri Frroku është njëri prej ekzekutorëve të Lamajt më 24 shkurt të 2013 në Tiranë.

Prokuroria e bazoi akuzën e saj në dëshmitarin e mbrojtur, i cili besohet se ka parë automjetin nga u qëllua komisari Dritan Lamaj.

Dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Tonin Prendi kërkuan pafajësi për klientin e tyre. Sipas avokatëve, Arben Frroku nuk e ka vrarë Dritan Lamajn, pasi ai nuk ishte në Tiranë në momentin e vrasjes, por rrugës për në Kapshticë. Mbrojtja kundërshtoi edhe eksperimentin hetimor, megjithëse e kërkoi vetë.
Vrasja e Dritan Lamaj për të cilën ishte nën gjykim si i akuzuar, Arben Frroku, ka ndodhur në datën 24 shkurt 2013, rreth orës 18:25, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, blloku i banesave “Vasil Shanto” Tiranë, ku kryekomisari u qëllua me armë automatike, brenda në mjetin e tij, tip “Lancia” me targa TR 2564 N. Në momentin që Dritan Lamaj po parkonte mjetin, është qëlluar me breshëri. Frroku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të paidentifikuar më pas është larguar nga vendngjarja.

Pak javë më vonë vendimi i Gjykatës së Krimeve të rënda u apelua nga Prokuroria dhe Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 19 qershor 2015. Po kur urdhri i kthimit të tij në qeli do ekzekutohej u konstatua se ai nuk ndodhej në Shqipëri. Nuk dihet saktë momenti kur është larguar nga Shqipëria pasi sipas hetuesve, Frroku nuk rezultoi i regjistruar në sistemin TIMS. Ai është larguar nga pika kalimit kufitar Hani Hotit.

Por një ditë më pas më 20 qershor policia malazeze ndaloi Arben Frrokun në një pikë të kalimit kufitar mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Fillimisht si arsye për ndalim ka qenë fakti se nuk kishte vulë largimi nga Shqipëria.

Arben Frroku u la i lirë pas 5 orë verifikimi.

Edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pranoi atëherë se Arben Frroku nuk ishte regjistruar në sistemin TIMS, në momentin që ka dalë jashtë Shqipërisë, sepse sipas tij, “sistemi TIMS nuk punonte për disa orë”.

Por, ministri Tahiri tha se regjistrimi i tij është bërë në regjistrin manual.

Për Saimir Tahirin, “pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Arben Frroku nuk kishte asnjë pengesë ligjore për të dalë jashtë kufijve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY