Zbarkojnë makinat e Google, rrugët e Shqipërisë tashmë on-line

Zbarkojnë makinat e Google, rrugët e Shqipërisë tashmë on-line

58
0
Shares

Së shpejti, rrugët kryesore të qyteteve kryesore shqiptare dhe atyre turistike, do të vizitohen edhe on-line.
Kompania Google njoftoi dje se do të fillojë udhëtimet dhe fotografimin e rrugëve të Shqipërisë për të përmirësuar shërbimin “Pamje të Rrugëve” (Street View), të Hartave të Google.
“Nga 29 prilli, automjetet e Google do të fillojnë udhëtimin dhe shkrepjen e fotografive 360° nëpër qytetet e mëdha si Tiranë, Durrës, Sarandë dhe nëpër zonat turistike e historike të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Google.
Për shkak se shërbimi do të transmetojë imazhe nga zonat e populluara të Shqipërisë, të dhënat personale dhe privatësia janë një temë mjaft e ndjeshme. Google është i detyruar të respektojë të gjitha ligjet shqiptare që mbrojnë privatësinë dhe për këtë arsye, imazhet e “Pamje të rrugëve” do të mjegullojnë fytyrat dhe targat e automjeteve.
Pas marrjes së imazheve nga makinat e Google në rrugët shqiptare, do të duhen disa muaj për përpunimin e tyre dhe bërjen të disponueshme për përdoruesit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY