YLLI ALUSHI/Kryeministri Rama shkarkon zëvëndëshefin e Shërbimit Sekret

YLLI ALUSHI/Kryeministri Rama shkarkon zëvëndëshefin e Shërbimit Sekret

91
0
Shares

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ylli Alushi është shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Rama. Vendi i kryeministrit për të shkarkuar drejtuesin më jetëgjatë të zyrës së shërbimit sekret është dekretuar edhe nga Presidenti Nishani sipas lapsi.al.

Detyrën e nëndrejtorit të SHISH ai e mbante që prej vitit 2003 kur President ishte Alfred Moisiu.

Alushi ia doli të qëndronte në detyrë edhe pse ndryshuan tre kryeministra tre presidentë dhe tre shefa të shërbimit sekret që atëherë.

Alushi ka studiuar në një shkollë ushtarake në vitet 70 dhe më pas në shkollën e policisë për kundërzbulim. Për disa vite pas pluralizmit ka shërbyer në shërbimin sekret të ushtrisë dhe më pas në kryqin e kuq shqiptar derisa filloi punë si zëvëndësshef i shërbimit sekret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY