Filmi më i ri shqiptar “Pit Stop Mafia” po bëhet gati të dalë në kinema ndërkohë që është publikuar tashmë traileri i tij. Filmi ka për subjekt një grup gangsterësh nga vende të ndryshme të Shqipërisë.
Humor, aksion dhe skena të tjera plot befasi përshkrojnë filmin i cili pritet të shfaqet në datën 12 maj, në të gjitha kinematë.
Filmi është realizuar nga Fatmir Koçi nën interpretimin e aktorëve Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati, Gëzim Meta, Emi Canaj, Samuel Vargu, Erand Hoxha etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/