Për një shofer taksie dita ka nisur shumë keq! Atij i është dashur të përballet me një situatë aspak të mirë pas një debati verbal dhe fizik me një shofer tjetër, raporton “Jeta osh qef”.
Drejtuesi i një makine tip “Range Rover” duke dashur të parakalonte i ka rënë borisë disa herë, por shoferi i taksisë nuk ka mundur t’i hapë rrugë. Sapo ka parakaluar, shoferi i “Range Rover”-it ka dalë nga automjeti dhe i ka qëlluar me grushte. Taksisti që duket në moshë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka lejuar në fytyrën e tij grushtet e shoferit tjetër.
E gjitha kjo skenë duket në fillim të videos, ndërsa në fund të saj duke qartë shoferi që largohet duke mbajtur duart në faqe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/