Tiranë, qentë dalin nga kontrolli, bashkia dhe ministria e Bujqësisë përplasen për...

Tiranë, qentë dalin nga kontrolli, bashkia dhe ministria e Bujqësisë përplasen për përgjegjësitë

49
0
Shares

Në çdo cep të kryeqytetit ndeshesh me qen të rrezikshëm që lëvizin lirisht pa maska mbrojtëse.
Parku “Rinia”, më i parapëlqyeri për të nxjerrë fëmijët e vegjël në ditë me diell është po ashtu edhe zona e preferuar për të argëtuar qentë.
Bazuar në nenin 73 të Ligjit për Shërbimet Veterinare në Republikën e Shqipërisë, i vitit 2011, pronarët e kafshëve agresive e kanë detyrim, të sigurojnë që ata të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose kafshët e tjera, duke zbatuar detyrimin e vendosjes së maskës mbrojtëse në gojë, kur i nxjerrin shëtitje.
Megjithatë, në kryeqytet askush nuk e zbaton këtë ligj.
Qytetarët janë indiferentë. Por po ashtu edhe institucionet.
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Bujqësisë janë dy institucionet përgjegjëse, për të monitoruar këtë situatë, por ato ja hedhin përgjegjësinë njëra – tjetrës.
Deri sa të gjendet se kush duhet të monitorojë zbatimin e ligjit, qytetarët do të ndihen të pasigurt, teksa ecin në rrugë apo vendosin të shëtisin në parqe publike.
Sepse qentë e rrezikshëm lëvizin lirshëm dhe mund të bëhen shkak edhe për incidente të rënda, ashtu si ndodhi të dielën në Tiranë, kur një qytetar qëlloi me armë ndaj një pitbulli, që i kishte kafshuar një të afërme, duke plagosur edhe aksidentalisht një kalimtar. /TV Klan/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY