Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Mashtrimi nga nënë e bijë
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra rezulton se, në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen L. M. që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj. Pas kontaktit që ketë shtetas merrnin me shtetasen L. M. ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.
Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja L. M. ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.
Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” sh. p. k, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë.
Pasi kanë shkuar në datë 25. 04. 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja L. M. së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë shtetasit K. Rr., i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.
Shitja qesharake për 1 euro
I është marrë deklarim shtetasit K. Rr, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me A. M. vajza e shtetases L. M., që nga fundi i dhjetorit të vitit 2015. A. M. para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen L. M., pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi. Për këtë fakt ka biseduar me L. M., për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe kanë nënshkruar një “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se L. M., ia shet atij shoqërinë “ANDE-LM’, 100 për qind te kuotave te shoqërisë “ANDE-LM”, sh .p. k., se bashku me çdo te drejte dhe detyrim qe shoqëria ka ndaj çdo personi te trete, shtetasit K. Rr. Çmimi i shitjes nga shitësi te blerësi është ne shumën prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitësit ne momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontrate është bere ne datën 24. 04. 2016, rreth orës 18.00, ne ambientet e shoqërisë “ANDE-LM”.
Është ushtruar kontroll ne zyrat e shoqërisë Ande-LM me administratore shtetasen L. M, dhe gjate kontrollit te ushtruar ne këto ambiente janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale një sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të përpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterët që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/