Zëvendësndrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ylli Alushi është shkarkuar nga detyra. Burime të Lapsi.al thonë se shkarkimi i tij është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe është dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.
Arsyet e këtij shkarkimi nuk dihen ende.
Detyrën e nëndrejtorit të SHISH ai e mbante që prej vitit 2003. Më poshtë një CV e shkurtër e tij.
Ylli Alushi ka lindur më datë 29 gusht 1956, në Skrapar.
Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake, në vitin 1980, ku është titulluar oficer, ndërsa në periudhën 1982 – 1984 ka mbaruar studimet për Kundërzbulim në Akademinë e Rendit Publik.
Në vitin 1999, ai përfundon edhe studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Nga viti 1980 deri në vitin 1991, ai ka patur një karrierë të pasur ushtarake, duke punuar në sektorë të ndryshëm të Ushtrisë. Në vitin 1991, ai i futet rrugës së shoqërisë civile, duke punuar me Kryqin e Kuq Shqiptar si Shef i Marrëdhënieve me Jashtë.
Nga viti 1992 deri në vitin 1996, ai punon në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, duke kryer detyra me rëndësi. Nga viti 1996 deri në vitin 2002, ai drejton sektorë të rëndësishëm në Kryqin e Kuq Shqiptar.
Që prej vitit 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës, ai emërohet Zëvendësdrejtor i SHISH-it.
Në mars 2004, z. Alushi ka marrë titullin Avokat, akorduar nga Dhoma e Avokatëve Tiranë.
Në vitin 2009 kryen studimet master në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, me temë: “Terrorizmi ndërkombëtar – një nga sfidat globale.”.
Alushi njeh dhe flet mjaft mirë gjuhët: anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbokroatisht.
Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave, shkruan lapsi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/