“Edi Rama po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën te aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara, të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi”.
Denoncimi është bërë sot nga kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
Sipas Alibeajt, me gjithë denoncimin Edi Rama hesht, sepse ai vetë është arkitekt i pallatit të bandave.
“Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës. Ai heshti. Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij. Kjo fushë, ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga bashkia e drejtuar nga Basha. Një projekt që është hedhur poshtë tashmë, dhe ku pritet të mbillet nga Edi Rama pallati i bandave. Edi Rama vazhdon kështu pa u ndalur në trajtimin e Tiranës si plaçkë, në ndarjen e trojeve më të çmuara të qytetit për klientët dhe banditët e tij”, vijon denoncimin kreut i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD.
Alibeaj apelon për moslejimin e ushqimit me pasuri publike të bandave dhe klientëve të Edi Ramës.
“Qytetarët e Tiranës nuk mund të lejojnë që Edi Rama t’u marrë fushat, hapësirat, liqenin, parkun, stadiumin, për të ushqyer bandat dhe klientelën e tij. Është koha e një bashkimi të fuqishëm kundër këtij sundimi kriminal”, përfundon deklarata e Enkelejd Alibeajt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/