Presidenti Nishani takon Schulz: Shqipëria në gadishmëri për të zgjidhur krizën e...

Presidenti Nishani takon Schulz: Shqipëria në gadishmëri për të zgjidhur krizën e refugjatëve

64
0
Shares
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani takoi sot kreun e Parlamentit Europian, Martin Schulz. Në një konferencës së përbashkët për shtyp, Schulz vlerësoi progresin e bërë nga Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian.

Sipas Presidentit të Parlamentit Europian, gjatë takimit me Nishanin është diskutuar për reformën në drejtësi dhe garantimin e një sistemi të pavarur. Schulz tha se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE.

Nga ana e tij, Presidenti Bujar Nishani vlerësoi rolin e Schulz në progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.


Sot ka qenë një ditë intensive me takime në Bashkimin Europian. Ka qenë kënaqësi që jam pritur në takime të veçanta nga Presidenti i PE, Martin Schulz, një mik i vendit tim, një mik i popullit shqiptar. Është kënaqësi që takoj z.President pas vizitës që zhvilluat në Shqipëri. Gjatë takimit sot pata mundësinë të shpreh edhe njëherë mirënjohjen që presidenti Schulz dhe PE i kanë kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë. Gjithashtu kam shprehur vlerësimin për rezolutën e PE për Shqipërinë në muajin prill, ku vlerësohet progresi i bërë, ku theksohet edhe nevoja për sfidat, në mënyrë që të ecim më përpara drejt BE”,u shpreh Nishani.

Sipas tij, integrimi europian është mekanizimi më i mirë për të gjithë vendet dhe kombet në Ballkan, për të rritur pajtueshmërinë dhe besueshmërinë mes tyre.

Ai theksoi se e ka informuar Schulzin për procesin e reformave dhe vëmendjen e tij për reformën e gjyqësorit dhe nevojën për të ruajtur garantimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e çështjes së pronës.

Kriza e refugjatëve ka qenë gjithashtu në qendër të diskutimeve mes presidentit Nishani dhe kreut të PE, Schulz.

Nishani tha se Shqipëria do të jetë pjesë e zgjidhjes së krizës sipas një plani të koordinuar europian, përmes një zgjidhje proporcionale.

“I dhamë një rëndësi të veçantë nevojës për bashkëpunim për të tejkaluar krizën e refugjatëve për të cilën nxora në pah vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të qenë pjesë e një zgjidhje të koordinuar europiane, një zgjidhje proporcionale“, tha Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY